Ish-missi Sara Gjordeni, feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, ku nuk ka munguar edhe një dedikim i veçantë nga partneri i saj, Bardhi Idrizi.
Këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar ish-banoren e BBV, ndërsa e cilësuar si inspirimin dhe gjysmën e tij.
“Urime ditëlindjen Sar! Çika jem e vogël, nëna e fëmijëve të mi inspirimi jem, gjysma jem! Edhe 100 tjera. Të dua shumë”, ka shkruar Bardhi krahas një video tek duken fishekzjarrë duke shpërthyer.
Kujtojmë se dyshja nisën romancës mes tyre gjatë qëndrimit në BBV3, një lidhje e cila vijo edhe pas daljes nga shtëpia.
Çifti po ashtu së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë, pasi Sara është shtatzënë me një vajzë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al