
“Vrasësit e tim biri kishin fotografi me armë në internet. Ia kemi nisur prokurores së Përgjithshme që shteti të marrë hakun tonë”. E ëma e 13-vjeçarit Xhevit Lamaj, i cili u qëllua

për vdekje mbrëmjen e 6 korrikut, vazhdon të jetë në gjendje shoku. Hateme Lamaj, e cila humbi një prej 5 fëmijëve pas një grindjeje mes djemsh, thotë se nuk e fal gjakun e të birit. “Çfarë do të thotë se ishte i mitur? Ai u la i lirë pa u varrosur ende im bir”, flet e irrituar Hatemja mbi faktin që personi i akuzuar për vrasjen e të birit, Y. Kamaj, 13 vjeç, është lënë i lirë. “Bashkë të vëllain janë të dy autorë. E kanë qëlluar me bajonetë, jo me thikë, siç thotë policia. I vëllai i madh i kërkoi ta vriste Xhevitin, duke i thënë: ‘Vrite! Pse tregohesh frikacak?’”. Pasi kanë kaluar dy javë nga krimi që tronditi jo vetëm Ballshin, por gjithë opinionin publik, nëna e 13-vjeçarit të vrarë kërkon që shteti të japë dënimin maksimal, atë me vdekje.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).











