Ruçi propozon tryezë, Patozi: Takimi dështoi

May 27, 2012 | 10:16

TIRANE- Partia Socialiste ka propozuar një tryezë të të gjitha partive parlamentare në takimin e sotëm mes kreut të grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi dhe homologut demokrat Astrit Patozi.

Menjëherë pas takimit Ruçi tha se propozimi që bëra në takim konsiston në një tryezë të të gjithë krerëve parlamenentarë në të cilën të finalizohen 4 çështje:

  1. Finalizimin dhe miratimin e të gjitha çështjeve të Reformës Zgjedhore;
  2. Finalizimin dhe miratimin e të gjitha çështjeve të Reformës Parlamentare;
  3. Finalizimin dhe miratimin në parim të formulës për kufizimin e Imunitetit për zyrtarët e lartë të shtetit, pa asnjë përjashtim;
  4. Ndërtimin e procesit gjithpërfshirës për zgjedhjen e dakortësuar të Presidentit të Republikës që në raundin e parë të parashikuar nga Kushtetuta.

Ruçi tha se gjithçka behet ne sherbim te marrjes se statusit te vendit kandidat nga BE-ja, ne kuader edhe te 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.

Kreu i grupit të PS-së, tha se palët janë larg emrit te Presidentit, pas tani për tani bëhet fjalë për një dakordësi.

Përfaqësuesi i PD-se, Astrit Patozi

I mandatuari i PD-së për negociata me opozitën e ka quajtur të dështuar takimin e sotëm me të mandatuarit e PS-së, Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.

Patozi tha se takimi mori një rrugë të papritur, pasi sipas tij, “ne kemi shkuar për të negociuar për Presidentin e Republikës, ndërkohë që pala tjetër kishte ardhur në takim me platformën e editorialit të Edi Ramës, e cila është një platformë bllokuese.”

Kreu i grupit parlamentarë i Partisë Demokratike, u shpreh se PD si forcë e maxhorancës ka hyrë në këtë proces jo për të zgjedhur rrugën më të shkurtër, pas atë e ka, por për t’i dhënë vendit një President sa më konsensual, duke patur parasysh edhe vlerën që ka në një rast të tillë.

Një president konsensual, sipas Patozit, është plotësisht i mundshëm nëse PS nuk ka qëllime të tjera, për të rrëzuar qeverinë.

Tri pikat e tjera të propozuara nga PS, shtoi Patozi, nuk kanë lidhje me procesin e zgjedhjes se Presidentit, por politika bllokuese e Ramës kërkon t’i lidhë qëllimisht këto çështje bashkë.

Patozi la te hapur mundesine per vazhdimin e negociatave.

Takimi

Takimi u mbajt ne ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Patozi eshte i shoqëruar nga Edmond Spaho i mandatuari i dytë nga kryesia e PD-së për negociata, ndërsa Ruçi eshte i shoqëruar nga deputeti Sajmir Tahiri.

Vetëm dy ditë më parë, Astrit Patozi iu drejtua me një letër publike homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi ku e ftonte në një takim konsultativ për Presidentin.

Në po të njëjtën ditë, kryeministri i vendit, Sali Berisha kishte hedhur poshtë një takim të mundshëm të tij me kreun e PS-së, Edi Rama për Presidentin.  Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë më 30 maj votimin e parë për Presidentin e ri.

© Panorama.al

Te lidhura