TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar sot për herë të dytë me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në kuadër të negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri. Takimi i Ramës dhe Idrizit erdhi pas takimeve që dy liderët patën më herët gjatë ditës, veçmas, me kandidatin për president të propozuar nga maxhoranca, anëtarin e Gjykatës Kushtuese, Xhezair Zaganjori.
Pak kohë më parë, Idrizi i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së hapur të kreut të PS-së, Rama për tu takuar për çështjen e presidentit.
Rama dhe Idrizi nuk kanë folur për mediat pas takimit të sotëm.











