TIRANE- 23 pyetjet drejtuar ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, nga një grup deputetësh socialistë kanë marrë sot përgjigje.
Naço u është është përgjigjur pyetjeve lidhur me situatën në minierën e Bulqizës dhe atë të Elbasanit, ku ndër të tjera theksohet se në 10 vitet e fundit numri i minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e minierave nga viti 2000 e deri më sot është 61.
Grupi i deputetëve socialistë i kishte drejtuar pyetjet ministrit Naço, nisur nga numri i madh i viktimave në miniera.
Disa nga pyetje- përgjigjet.
3. Cili është kontraktori i vërtetë? Vazhdon Darfo me nënkontraktor ACR apo është ACR që zëvendëson DARFO me ndryshim emri?
Referuar Marrëveshjeve Koncesionare, kontraktor është shoqëria “Darfo” spa. Shoqëria “Albania Chromë” shpk (ACR) është shoqëria koncesionare e krijuar për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve.
4. Darfo SRL dhe DARFO SPA janë e njëjta kompani apo të ndryshme?
Darfo srl dhe Darfo spa janë e njëjta shoqëri, por vetëm ka ndryshuar formën ligjore të saj nga SPA (”sociëta për azioni” në shqip, shoqëri aksionere) në SRL (”societa a responsabilita limitata” në shqip, shoqëri më përgjegjësi të kufizuar) sipas të drejtës italianë.
5. Cili është aktiviteti ekonomik i ACR nga viti 2000 kur është regjistruar për herë të parë si person juridik deri në vitin 2007 kur filloi biznesin e mineralit të Bulqizës?
Shoqëria “Albania Chrome”shpk gjatë kësaj periudhe referuar ekstraktit të QKR ka pasur si objekt pune veprimtarinë minerare.
6. Sa është prodhimi i mineralit të kromit në minierën e Bulqizës ?
Prodhimi i realizuar i mineralit të kromit në Minierën e Bulqizës për periudhën 01.01.2010-31.06.2011 është 98 000 ton.
7. Nga prodhimi i përgjithshëm i mineralit të kromit, sa është shkrirë në uzinat e ferro kromit dhe sa është eksportuar direkt si mineral ?
Për vitin 2010 pjesa e mineralit të prodhuar që shkon në procesin e prodhimit të ferrokromit është 51 mijë ton dhe pjesa tjetër 406 mijë ton.
8. Sa është vëllimi i eksportit të mineralit të kromit apo ferrokromit në ton dhe në vlerë?
Eksporti i kromit përbën 53-55 % të eksportit në natyrë të mineraleve ( që varion nga 350 -460 mijë ton në vit) ose në vlerë 65-70% që varion (90-110 milion USD).
9. Bazuar në marrëveshjen koncesionare të miratuar në parlament dhjetë vite më parë, sa është totali i investimeve të realizuara nga koncesionari për të gjitha zërat e marrëveshjes?
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Bulqizës detyrimi i investimit është 22,917,954 USD dhe janë realizuar 11,000,654 USD
Për Marrëveshjen e Koncesionit të Elbasanit detyrimi i investimit është 19.972.048 USD dhe janë realizuar 31.359.173 USD
Për të dy Marrëveshjet detyrimi i investimit është 42.890.002 USD dhe janë realizuar 42.359.827 USD ose rreth 30 milionë euro.
Për investimet e parealizuara nga METE janë vendosur penalitete në masën 1.639.163 euro dhe 56000 USD.
11. METE, dhe ju si Ministër i METE i njihni vlerë ligjore dhe detyruese marrëveshjes së nënshkruar në 9 korrik 2009 ndërmjet ministrit RULI dhe ACR, marrëveshje që modifikonte marrëdhënien koncesionare, por që edhe sot e kësaj dite nuk është miratuar në parlament siç e kërkon ligji ?
Personalisht mendoj së është ligjore pasi është një marrëveshje ndërmjet palëve e cila nuk cënon marrëveshjen bazë dhe përcakton mënyrën dhe kohën e shlyerjes së detyrimeve nga koncesionari për penalitetet e vëna nga METE për vonesat në kryerjen e investimeve.
13. Sa është fitimi i deklaruar i koncesionarit kryesor në Bulqizë?
Mbështetur në nenin 3, të ligjit nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtarë”, ju informojmë se institucioni, i cili ka objekt të tij kontrollin e veprimtarisë financiare të shoqërive tregtare në Shqipëri është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila mund t’ju infomoj saktësisht dhe zyrtarisht mbi fitimin e shoqërisë “Albania Chrome” shpk. Ose mund t’i referoheni faqes zyrtare të Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit, e cila publikon bilancet e miratuara të shoqërive tregtare.
14. Sa serioz është rreziku që Bulqiza të shkatërrohet për shkak të mungesës totale të investimeve kapitale?
Në aspektin e rrezikshmërisë së qytetit të Bulqizës, aktiviteti minerar nuk ndikon tek ndërtimet apo infrastruktura e tij. Për sa i përket investimeve kapitale në minierën e Bulqizës nuk ka ndonjë rrezik evident për jetën e punëtorëve.
15. Sa është numri total i subjekteve të licencuara që shfrytëzojnë pasuritë minerare të kromit të Bulqizës?
Numri total i subjekteve që operojnë për shfrytëzimin e mineralit të kromit në Bulqizë është 104, prëj të cilave 91 leje minerare shfrytëzimi dhe 13 leje minerare kërkim-zbulimi.
16. Në dijeninë tuaj, sa është numri i subjekteve që punojnë pa licencë?
Në dijeninë tonë nuk ka subjekte që veprojnë pa licencë apo individë të caktuar që vjedhin minerale.
18. Cilat janë kushtet e punës së minatorëve?
Nga viti 2006 e në vazhdim janë bërë përmirësime të dukshme për sa i përket plotësimit të kushteve të punës së minatorëve siç janë ndërtimi i kompleksit higjeno – sanitar (dush, garderoba) dhe shërbimi mjekësor, pajisja me mjete mbrojtëse individuale të certifikuara, aplikimi i shpimit të lagur për eleminimin e pluhurave në frontet e punës në nëntokë, përdorimi i armatimeve në të gjitha punimet minerare që po hapen, heqja e shpërthimit të minave me flakë të hapur dhe zëvendësimi nga plasjet me fitila me plasje elektrike e cila rrit sigurinë dhe plotëson kërkesat e sigurisë në punë.
Në subjëktët e tjera të licensuara është punuar dhe po punohet për përmirësimin e kushteve të punës së punëtorëve si në drejtim të transportit, trajtimit të tyre dhe rritjen e kushteve të sigurisë në punë. Ngelet akoma për të punuar në këtë drejtim, por ne jemi duke bashkëpunuar edhe me sindikatat për këtë qëllim.
23. Miniera e kromit Bulqizë a është e shpallur si minierë me regjim gazi? A garantohet jeta e punonjësve në këtë minierë duke u punuar me pajisje që nuk plotësojnë kushtet e antideflagrancës?
Po është minierë me regjim gazi dhe për këtë është kaluar në shpërthim elektrik të minave dhe përdorim të pajisjevë antidëflagrante.
Është hartuar projekti i ajrimit të përgjithshëm, i cili do t’i shërbëjë në mënyrë të veçantë krijimit të kushtevë normalë të punës për largimin e gazeve nga miniera.
Në bazë të Rregullores të Teknikës së Sigurisë në Miniera dhë Karriera, paragrafi 159 ….. në të cilin thuhet …. “miniera me gaz konsiderohen ato në të cilat qoftë edhe në një nga shtesat apo trupat minërare është vërtetuar prania e gazit metan dhë e gazeve të tjera plasëse, ose në të cilat ekzistojnë mundësitë e shfaqjes natyralë të këtyre gazevë”, në zbatim të këtij paragrafi kjo minierë është trajtuar si minierë me rëgjim gazi.
© Panorama.al











