Rreth orës shtatë të mëngjesit të 4 korrikut, në faqen sociale “Twitter” të “Foxnews”, Presidenti Barak Obama u shpall i vdekur pasi u qëllua me dy plumba. Dy orë më pas, mesazhet u hoqën nga faqja pasi ato ishin punë e piratëve kompjuterikë. “Vritet Barak Obama. Dy të shtëna i shkaktojnë vdekjen. Një 4 korrik i trishtë për Amerikën”, shkruhej në Twitter. Një grup i identifikuar si “Script Kiddies” mori përsipër përgjegjësinë e lajmit. “Foxnews” ka njoftuar ndërkohë se ka nisur një hetim mbi mesazhin. Pas kësaj, presidenti Obama njoftoi se do të anëtarësohet në Twitter me “@BarackObama”.











