“Në sinkron me Universin!” -Mikela Pupa bëhet nënë për herë të parë: Një krijesë kaq e vogël të ngre shpirtin në peshë! Ja kuptimi i veçantë i emrit të vajzës së ish-banores së BBV

Nov 11, 2024 | 20:10
SHPËRNDAJE

 

Ish-banorja e BBV, Mikela Pupa, ditën e sotme, është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën e saj.

mikela pupa lindja

Emri i veçantë i vajzës së saj është Aura, kuptimi i së cilës lidhet me prezencën, energjinë pozitive, ashtu sikurse ka dhe origjinën nga Greqia e Lashtë, ku perëndesha me të njëjtën emër simbolizonte ajrin dhe erën.

mikela pupa me vajzen

Mikela ka ndarë disa foto në faqen e saj të Instagramit, ku ka konfirmuar lindjen e vajzës, teksa shkruan:

“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës sime! Një krijesë kaq e vogël ta ngre shpirtin peshë, të dua e vogla ime Aura, 11/11/24!”, shkruan ajo krahas postimit të fotove nga spitali.

mikela pupa

mikela pupa lindje vajzamikela pupa

Ajo që bie më shumë në sy, është se rreth 17 orë më parë, Mikela Pupa ka bërë një InstaStory, për efektin astrologjik të njohur “1111”.

Ky “portal”, njihet si fatsjellëse në gjuhën e yjeve, e se simbolizon afrimin me Universin. Besojmë se këtë postim Mikela mund ta ketë pasur jo vetëm për ditën e rëndësishme të yjeve, por gjithashtu dhe për ditën e saj më të madhe, pasi u bë nënë.

“Të shohësh 1111 është një shenjë që je në sinkron me Universin dhe se po inkurajohesh për t’i besuar procesit e të përqafosh ndryshimet që po ndodhin në jetë!”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Mikela, e cila përkon me ditën e lindjes.

mikela pupa 1111

Kujtojmë se ish-banorja e BBV konfirmoi shtatzëninë e saj në muajin qershor, përmes postimeve në rrjete sociale nga festa e zbulimit të gjinisë së bebit.

Pak dihet për partnerin e saj, por ai quhet Klodi dhe është artist tatuazhesh.

mikela pupa

mikela pupa

mikela pupa1

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura