“Ne qëndrojmë me Izraelin”- Kryeministri britanik dënon sulmet me raketa, por shmang pyetjet për ndihmën ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Oct 1, 2024 | 22:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri britanik Keir Starmer ka “dënuar plotësisht” përpjekjen e Iranit “për të dëmtuar izraelitët e pafajshëm” dhe “të shtyjë rajonin gjithnjë e më pranë buzës”.

lcimg-94c33238-c364-4f4b-b32e-ea77a4df43a5

Ne qëndrojmë me Izraelin dhe njohim të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë këtij agresioni. Irani duhet t’i ndalë këto sulme, së bashku me përfaqësuesit e tij si Hezbollahu.”

Ne mbështesim kërkesën e arsyeshme të Izraelit për sigurinë e popullit të tij. Jam thellësisht i shqetësuar për rrezikun e llogaritjes së gabuar”.

Kryeministri thotë se situata në Liban është “e rëndë”, duke u bërë thirrje shtetasve britanikë në zonë të largohen menjëherë.

“Nëse keni mjetet për t’u larguar, koha është tani.”

Ai u pyet nga gazetarët nëse Britania e Madhe është e përgatitur të përdorë kapacitetet ushtarake britanike për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit.

Kryeministri i shmanget pyetjes, duke thënë se kjo është një “situatë në zhvillim” dhe duke përsëritur se Mbretëria e Bashkuar “qëndron me Izraelin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura