Jonida Maliqi ka udhëtuar nga Tirana për të qenë pjesë e natës gala në Video Fest në Prishtinë, por këngëtares i ka ndodhur një ‘’incident’’ i vogël me forcat e rendit në Kosovë. Pasi këngëtarja ishte vendosur në një hotel në periferi të Prishtinës, dhe rikthehej në tapetin e kuq pas 6 vitesh, ajo po shkonte tek grimerja për t’u rregulluar diku në qendër të qytetit. Gjatë udhëtimit me makinë, Policia kosovare kishte vërejtur se Jonida gjatë udhëtimit ka folur në telefon, prandaj e kanë ndaluar dhe e kanë dënuar, duke mos u ndikuar aspak nga fakti se është një këngëtare shumë e njohur. Pasi e kanë dënuar për përdorim të celularit, asaj i kanë marrë edhe patentën e shoferit, kështu njofton emisioni ‘’Prive’’. Se çfarë dënimi mund t’i kenë dhënë Jonidës nuk dihet, por në disa shtete gjoba të tilla shkojnë nga 100 deri në 300 euro.











