Vazhdojmë edhe këtë javë publikimin e imazheve të nxehta të disa prej personazheve të njohur të ekranit shqiptar, ata për të cilët diskutohet gjithmonë. Duke e ditur që publikimi i fotove të nxehta në këto ditë vere po zgjon interes të veçantë te lexuesi, personazhet e njohur nuk ngurrojnë të postojnë nëpër profilet e tyre foto në të cilat tregojnë se janë nëpër plazhe duke marrë ngjyrë çokollatë. E fillojmë kështu me këngëtaren e re kosovare, Adelina Berisha, e cila gjithmonë punon dhe nuk dëshiron të ndalet, ndërsa ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar në një pishinë në Kosovë. ”Është sezoni ku tërë kohën jam nëpër koncerte dhe shumë shpejt do dalë kënga dhe klipi i ri. Kënga mban titullin ”What’s your name” dhe po ashtu edhe kënga e klipi i radhës do dalë menjëherë pas këtij që do të publikoj këto ditë”, – thekson këngëtarja Berisha.
Djaloshi i cili u bë i njohur nga spektakli ”The voice of Albania”, Drilon Shala këto ditë pushon në bregdetin shqiptar. Driloni ka preferuar të fotografohet në rërën e nxehtë duke dashur të tregojë që i reziston shumë nxehtësisë, ndërsa për fanset e tij femra ka postuar disa foto në të cilat shihet trupi i tij në formë, e për pasojë ka marrë shumë komplimenta.
Në forma perfekte këtë vit është dhe Hueyda el Saied, bukuroshja e cila për momentin është zhvendosur mes Parisit dhe Romës, ndërsa në Shqipëri gjithmonë ka zgjuar interes imazhi i saj.
Nga pamja i ka ngjarë motrës së saj, kurse nga linjat mund të jetë edhe më seksi. Bëhet fjalë për Valentina Dedvukajn, motrën e Gjyste Vulajt, e cila këto ditë pushon me bashkëshortin në plazhet amerikane. Valentina është aktuale me klipin e fundit të cilin e ka realizuar në Shqipëri, ndërsa nuk ka lënë mënjanë edhe pushimet të cilat e mbushin me energji pozitive.
Këngëtaren Ledi Vokshi nuk mund ta shihni të vetme nëpër pishina këtë vit, pasi shoqëria e saj nuk e lë asnjëherë vetëm. E bukur dhe seksi, vajza e ekranit preferon të relaksohet gjithmonë me meshkuj të njohur e duke mos iu bërë vonë se çfarë flasin të tjerët. Pas disa bashkëpunimeve të ndryshme për skenën shqiptare, Ledi ka zgjedhur që fundjavën e shkuar të kalojë kohë me miqtë e saj. Duket shumë në formë dhe seksi, saqë fansat e saj do të kënaqen kur ta shohin këngëtaren.
Ka kaluar kohë që kur bukuroshja shqiptare, Edlira Mema, rrëmbeu kurorën e më të bukurës në spektaklin ”Miss Shqipëria 2005”, event ky që është mbajtur atë kohë në Kalanë e Kaninës në Vlorë, ku në mesin e 30 konkurrenteve, Edlira doli e para. 18-vjeçarja (atë kohë) nga Tirana, nxënëse e vitit të fundit në shkollën “Ismail Qemali”, natën e 18 qershorit ka “rrokur” kurorën e bukurisë, të cilën kishte kohë që e dëshironte. Prindërit kanë qenë shoqëruesit e saj gjatë gjithë spektaklit, të cilët me prezencën e tyre në sallë e kanë ndihmuar të përballojë emocionet e fitores. Telefonatat e para i ka marrë nga të afërmit, ndërsa mesazhet e shumta e kanë bërë të ndihej mirë. Edlira Mema ka lindur më 3 dhjetor të vitit 1986, ndërsa tani si një 25-vjeçare vazhdon të ruajë bukurinë dhe linjat e saj sikur të ishte miss. Po si u bë konkurrente në këtë spektakël? Edlira atë kohë kishte zbuluar gjatë një interviste dhënë për gazetën ”Panorama”, ku thoshte: ”Fare thjesht. U bëra një telefonatë organizatorëve, ku dhashë të dhënat e mia. Të merrja pjesë në një spektakël bukurie ka qenë dëshira ime që e vogël, por shpesh kam hezituar dhe e kam shtyrë për më vonë. Mendova se këtë herë ishte momenti i duhur për të konkurruar. Mendoj se çdo vajzë e ka ëndërr kurorën, sikurse edhe unë. Jam e mendimit se në një spektakël të tillë bukuria shpirtërore ka më shumë vlerë se ajo fizike, fati im që i kisha që të dyja”, kishte deklaruar Mema, e cila tashmë po bën një jetë familjare dhe nuk merret aspak me jetën publike. E martuar me “Robi Baxhon”, bukuroshja e njohur as nuk preferon të dalë nëpër media, pasi preferon më shumë jetën jashtë zhurmës mediale. Tani nuk dihet se me çfarë merret, vetëm se mund të themi me plot gojë që vajza gëzon një fizik të hatashëm, edhe sot sikur të konkurrojë në spektaklet e bukurisë, i fiton ato…
Pushime në Dhërmi ka bërë edhe futbollisti i njohur, Lorik Cana, ndërkohë Marini i “Portokalli” ka pushuar në plazhin e Durrësit me familjen e tij. Agron Llakaj, Zerina Kuke, Foto Strakosha dhe Olti Curri kanë pushuar në plazhet e Turqisë.
E mbyllim këtë radhë me këngëtaren e njohur Vesa Luma, e cila ka lënë mënjanë angazhimet televizive duke iu përkushtuar më shumë koncerteve dhe relaksit në pishina. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit Vesa duket më në formë, e ndoshta këtë ia ka mundësuar angazhimi i tepërt që ka pasur në Tiranë. Ajo është duke përgatitur edhe disa projekte muzikore, të cilat ende nuk i ka zbuluar. Megjithëse disa vite rresht ka pasur hit veror, këtë vit është shtuar konkurrenca…vështirë se mund të mbajë primatin!
![adelina-berisha[1]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/07/adelina-berisha1.jpg)

![drilonshala[1]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/07/drilonshala1.jpg)




![vesa[1]](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/07/vesa1.jpg)













