
Këshilli i Legjislacionit nis diskutimin e draftit të opozitës.
Xhafaj: Votimi në Kuvend të bëhet në fund të muajit.
Maxhoranca shtyn me dy javë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Mbledhja e djeshme e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve nuk zgjati më shumë se 15 minuta dhe në fund 17 anëtarët e maxhorancës votuan propozimin për të marrë më shumë kohë që ta studiojnë atë. Ky qëndrim i shumicës bën që të paktën edhe 14 ditë të tjera të mos përfshihet në axhendën parlamentare nisma për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











