Në maj, deficiti tregtar arriti 26.6 %

Jun 29, 2011 | 10:57

Deficiti tregtar i muajit maj u rrit 26.6 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa, krahasuar me muajin paraardhës, shënoi një ulje prej 4.5 për qind. Në vlerë deficiti shënon nivelin 30 miliardë lekë. Raporti i Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme, i publikuar dje, vë në dukje një rritje prej 14.2 për qind të eksporteve krahasuar me prillin dhe një ulje prej 8.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010-s. Referuar grupeve të eksportit, rritjen më të madhe e ka pasur grupi “Lëkurë dhe artikuj prej tyre”, që shënoi shifrën 63.4 për qind krahasuar me muajin prill. Favorizuese është shfaqur situata edhe për importet, të cilat gjatë muajit mars u rriten me 1.3 për qind krahasuar me prillin dhe 11.7 për qind me majin e 2010-s. Sipas INSTAT, krahasuar me muajin prill 2011, importi i grupit “Tekstile dhe këpucë “ u rrit 13.8 për qind, “Lëkurës dhe artikuj prej tyre” u rrit 8.2 për qind.

© Panorama.al

Te lidhura