Një pasdite me mikeshat, me kokteilet më të shijshme, muzikë dhe shopping të tendencave më të fundit të modës: kjo ishte pasditja ideale e vajzave dhe zonjave të Tiranës në fundjavën e shkuar, në QTU, në festën e 18 vjetorit të hapjes së dyqanit Mango në Tiranë.
Mango, brandi ndërkombëtar spanjoll, i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Fashion Group Albania, pjesë e Balfin Group, e hapi dyqanin e tij të parë në QTU në vitin 2005. Që nga ajo ditë blerësit besnikë e kanë çmuar për larmishmërinë e koleksioneve, çmimet mjaft të leverdisshme, cilësinë e copave dhe qepjeve, por dhe aksesorët e shumëllojshëm. Jo më kot është dhe zgjedhja e parë e shumë vajzave, ndër të tjera edhe të të ftuarave të festës së veçantë. Blogere, vajza të njohura të ekranit, por dhe zonja drejtuese në administratë dhe biznese private, i janë përgjigjur me entuziazëm ftesës për të festuar me Mango, ndërkohë që shumë prej tyre i kishin blerë veshjet e para të koleksioneve të stinës nga kjo markë dhe i kanë veshur në këtë festë, duke sjellë kombinimet e para të sezonit, me veshje casual, zyrtare por dhe fustanet elegante të mbrëmjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al