‘Në BE na bashkojnë standardet, jo feja e etnia’

Jun 7, 2011 | 15:01

“Ne Bashkimin Europian na bashkojne standardet, jo entia dhe feja”. Me keto fjale u eshte drejtuar nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu studenteve te huaj, gjate nje takimi te zhvilluar me ta.

Gjate bashkebisedimit, ai ka theksuar se  gjatë fushatës për zgjerimin në BE, arritjet që ka bërë Shqipëria për të qenë pjesë e saj. Per Spahiun, te rendesishme dhe qe duhen vleresuar jane reformat qe ka bërë vendi duke iu perputhur rekomandimeve te dhena nga KE.

“Para 15 vjetësh disa vende ishin në luftë ndërsa, po pas kaq vitesh ne do të jemi një familje. Ne do të jemi në BE përmes shteteve juridike, pasi na bashkojnë standartet dhe jo etnia dhe feja” tha ai.

Ne takim kane qene te pranishem studente nga Greqia, Rumania, Serbia, Bosnja dhe Italia. Ata i jane drejtuar me pyetje te ndryshme Spahiut, per te mesuar me shume rreth Shqiperise, minoritetit qe jeton ne te dhe rruges se vendit drejt BE-se.

© Panorama.al

Te lidhura