“Në 25 prill çojeni në shtëpi”- Rama ashpërson tonet: Ilir Meta turpi më i madh që Shqipëria ka pas në krye! Kush e voton turpëron të gjallë e të vdekur

Apr 22, 2021 | 19:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama pak para mbylljes së fushatës elektorale në Tiranë ka ashpërsuar tonet ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta.

ramaskendeeea

Rama tha se ai është turpi më i madh që vendi ynë ka pas në krye, ndërsa shtoi se kush e voton atë turpëron veten, fëmijët, familjen, prindërit, të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij.

Rama: Në 25 prill çoni në shtëpi Ilir Metën. Boll, mjaftë! Ilir Meta duhet të shkojë në shtëpi. Ilir Meta është turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë në krye, ai turp duhet zhbërë në 25 prill dhe turp kush voton Ilir Metën, turpëron veten, fëmijët, familjen, prindërit, të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij. Boll se nuk është Shqipëria peng i një njeriu që ka ikur dhe i ka lëshuar pëllumba dhe sorra bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura