KUKES- Drejtoria e Policise se Qarkut Kukës nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëri me dije hyrje- daljet e 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Morinës në Kukës.
Kështu, gjatë 24 orëve të fundit në pikalimin mes Kosovës dhe Shqipërsë kanë hyrë 19 708 persona dhe 3404 mjete.
Ndërkaq, kanë dalë rreth 10114 persona dhe 2425 mjete.
Pika kufitare e Morinës në Kukës është një nga pikalimet kryesore për depërtimin e qytetarëve të Kosovës drejt plazheve të Shqipërisë, ku kanë zgjedhur për të pushuar.
© Panorama.al











