Ndryshon ligji për avokatët, ndëshkim dhe pagim dëmesh kur zvarrisin proceset

Aug 30, 2012 | 10:34

Mbledhja e djeshme e Qeverisë

Mbrojtësit do paguajnë çdo dëm që kanë shkaktuar me zvarritjen e gjyqeve.

Qeveria i kalon Kuvendit draftin e Ministrisë së Drejtësisë.

Projektligji i ri i Ministrisë së Drejtësisë ngushton ndjeshëm hapësirat për abuzim nga avokatët. Pas disa viteve kur mbrojtësit ligjorë janë vënë në qendër të akuzave për dëmtimin e gjyqeve, qeveria kaloi dje draftin e Ministrisë së Drejtësisë. Ndërhyrjet në ligj fusin për herë të parë konceptin e Kodit Etik të Avokatit, si dhe të trajnimeve vazhduese profesionale. Projektligji parashikon në mënyrë të qartë se avokati duhet të caktojë zëvendës në momentin që nuk arrin të përmbushë angazhimin në një çështje. “Avokati, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij, mund të caktojë një zëvendësues, i cili ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimete avokatit”, thuhet në projektligj.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura