Ndryshimi i kombësisë, në hetim katër persona

Jun 17, 2011 | 10:16

KORCË- Policia e Korcës ka nisur hetimin ndaj katër personave të vënë në akuzë për ndryshim të kombësisë.

Lajmi është bërë me dije nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave rastet në fjalë janë konstatuar në Drenovë, Lozhan dhe Bulgarec.

“Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasve Ilia Janko, 28 vjec, Dhionsi Diamanti 42 vjec, M.Bracjani 46 vjece dhe Kosta Bracjani 51 vjec”- thonë burimet e policisë.

Nga hetimet paraprake ka rezulatuar se këta shtetas për aryse dokumentesh kanë falsifikuar kombësisë në certifikatat e tyre të lindjes, duke bërë ndryshimin nga shqiptarë në grekë. Ata akuzohen tashmë për “falsifikim të akteve të gjendes civile”.

© Panorama.al

Te lidhura