Topi, apel politikës: Bashkëpunim për integrimin

Aug 23, 2011 | 13:11

HIMARE- Kreu i shtetit i ben apel forcave politike te gjejne rrugen e bashkepunimit dhe te kthehen fuqishem ne kuvend, ne nisjen e sesionit te ri parlamentar.

Deklarata u be sot nga Himara ku Topi ndodhej per nje takim me kreun e bashkise.  Presidenti ka vleresuar raportin e fundit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit, duke e quajtur ate nje mesazh mjaft të qartë për politikën shqiptare.

Duke u ndalur ketu, Topi ka perseritir apelin per bashkepunim, per vleresim ne çdo detaj të këtij dhe reflektim per plotesimin e rekomandimeve.

“Kur kjo pyetje bëhet në Himarë është shumë interesante. Natyrisht që ne e kemi ndjekur hap pas hapi. Ka qenë një verë disi e veçantë kur çdo ditë politika ka qenë aktive, ndryshe nga vitet e tjera. Kemi vlerësuar me nota shumë realiste raportin e OSBE/ODIHR-it dhe ajo shkon në vijueshmëri të të gjitha apeleve që janë dhënë vazhdimisht për politikën shqiptare. Unë nuk dëshiroj të merrem më me komente, sepse këto komente kanë qenë shumë të qarta në raport, por do të dëshiroja t’i kujtoja politikës shqiptare, në radhë të parë politikës parlamentare që sezoni që presim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse ka të bëjë me nevojën jetike për një bashkëpunim të domosdoshëm midis pozitës dhe opozitës.”- tha Topi

Ndryshimet kushtetuese

Presidenti Topi ka deklaruar se ai nuk do të futet për asnjë moment në çështjen e debatit mbi ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, presidenti, duke respektuar pozicionin e tij e ka të drejtën nëse kjo del në planet e partive politike për ta diskutuar për t’u shprehur në momentin e fundit me dekretin e tij.

“Por edhe në retrospektivë, edhe kur partitë politike kanë vendosur që të bëjnë ndryshimet kushtetuese, ju siguroj që nuk e kanë pyetur Presidentin. Kjo nuk do të thotë që në të ardhmen Presidenti të mos mbajë qëndrimin e tij institucional, konstitucional. Pra, është në të drejtën e partive politike për ta mbajtur të gjallë debatin, ose jo, është një çështje e tyre. Por, ajo që unë do jepja si një apel edhe një herë shumë të fortë është nevoja, domosdoshmëria për të bashkëpunuar”- tha Topi.

Sipas tij, nuk mund të shkojmë në Evropë pa dhënë në mënyrë të qartë idenë që shqiptarët, klasa politike, partitë politike dinë të bashkëpunojnë dhe dinë të prodhojnë jo vetëm ligje, por edhe marrëveshje, por edhe detyrime që vijnë nga raporti i Komisionit Evropian.

© Panorama.al

Te lidhura