Ndryshimet kushtetuese, PS bllokon Gjykatën e Lartë

Sep 11, 2012 | 12:28

Komisioni i Ligjeve

Ligjet nuk miratojnë draftin. Rusmali: Ta zgjidhë Konferenca e Kryetarëve.

Xhafaj: Diskutimi të shtyhet pas debatit për Kushtetutën.

Komisioni i Ligjeve nuk arriti dje të miratonte disa ndryshime në ligjin për Gjykatën e Lartë për shkak se opozita kërkoi ndërprerjen e diskutimit deri në përfundim të shqyrtimit të nismës së saj për Kushtetutën. Nënkryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, tha në fillim të mbledhjes se drafti i ardhur nga qeveria është i lidhur me propozimet për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit. “Ne, siç jua kemi thënë edhe javën e kaluar, çmojmë se nuk duhet ta bëjmë sot këtë debat për projektligjin për Gjykatën e Lartë pa përfunduar procesin qe kemi nisur lidhur me reformën kushtetuese.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura