TIRANE- Vetëm dy ditë pas vrasjes së dy femrave në kryeqytet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës lajmërohen ndryshime.
Është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Sajmir Muça, dhe emërohet në vend të tij, Bernard Çaushaj, i cili deri në keto momente mbante postin e drejtorit ne Policinë e Korçës. Muça është transferuar në Akademinë e Rendit, ku është emëruar Kancelar.
Po kështu, Arjan Kurti ka zëvendësuar në postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muçën. Ky i fundit është emëruar shef i seksionit të Pastrimit të Parave. Gazmen Hamitaj është emëruar gjithashtu në pozicionin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës. Gjergj Jorgo, ish zëvendësdrejtor në Policinë e Tiranës emërohet shef i Forcave Lëvizëse Operacionale.
Ylli Metko është emëruar drejtor i Policisë së Korçës. Artan Cuku emërohet drejtor i Policisë së Vlorës, ndersa me pare mbante pozicionin e drejtorit të hetimit të Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit.
Mësohet se ndryshimet do të prekin edhe qarqe të tjera në vend.
© Panorama.al











