Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar sherret dhe debatet që ndodhën në kyresinë e Partisë Demokratike, ndërsa gishtin e drejton nga Lulzim Basha.
Sipas Salianjit, në kryesinë që u mblodh dy ditë më parë ka më shumë kandidatë për kryetar sesa anëtarë. Ndërsa theksoi se Bashës nuk i interesojnë njerëzit, por ai ka paratë.
“Nëse nuk do të ishte dhuna apo shantazhi ndaj deputetëve dhe ndaj mediave ajo ngjarje do ishte si një sherr në lagje pa asnjë kuptim politike, ndodhin sherre në lagje mes të dehurve
Vëmendjen e merr sepse aty ka deputetë të dalë nga lista e PD, aty është një njeri i cili e ka marrë peng, e kam thënë më parë që ish kryetari i partisë nuk është dorëhequr, u detyruar të tërhiqej për shkak të presionit që i bëmë ne. Vazhdon ta mbajë zvarrë atë parti, do të tretet bashkë me partin dhe logon dhe më vjen keq për këtë. Ashtu sic më bëjnë keq që shumë njerëz që kanë besuar në kauza dhe jo në person kanë momentin për të kuptuar që bëhet fjalë për interesa private dhe personale. Nuk kam ndonjë interes, përveç interesit që i dhemb cdo demokrati, është sekuestruar vula sigla dhe paratë. Aty ka më shumë pretendentë për kryetar partie sesa anëtarë.
Në atë parti kërkohet që të rikthehet ish- kryetari i partisë, sepse aty nuk ka njerëz, atij nuk iu interesojnë njerëzit, por ka para dhe ato i interesojnë aq sa nuk i shpërndan as për kandidatët dhe këshillat bashkiakë.
Është një situatë ku cdo demokrat duhet të reagojë me force”, tha Salianji.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al