Policia britanike është vënë në ndjekje të 30000 personave, të cilët dyshohet se janë përfshirë në zjarrvënie, vjedhje, grabitje gjatë katër ditëve të trazirave në Londër dhe disa qytete përreth. Të dhënat e policisë së Londrës tregojnë se ka pasur 3,296 krime në vetëm katër ditë. Kjo tregon se të paktën dhjetë persona kanë lidhje me një krim, sipas një llogaritjeje me mesatare. Policët janë shprehur shumë të vendosur për kapjen e të gjithë të kërkuarve, për t’i kthyer fytyrën e sigurisë metropolit britanik. Numri i madh i të kërkuarve vë në dyshim kapacitetin e burgjeve, që sidoqoftë aktualisht janë plot. Gjatë trazirave të Londrës iu vu flaka 162 objekteve, 80 persona u plagosën gjatë sulmeve të bandave, u vodhën 1101 ndërtesa, u grabitën 102 prona biznesesh dhe u dëmtuan 399 makina. Të gjithë të dyshuarit e krimeve janë identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë.











