Ndërtimi i bypass-it të Fierit, 11 kompani paraqitën oferta

Sep 7, 2012 | 11:34
Bypass-i i Fierit

Nga 23 kompani që kaluan fazën e parë, vetëm 11 prej tyre kanë paraqitur oferta ekonomike për ndërtimin e bypass-it të Fierit. Në muajin prill, BERZH njoftoi në faqen e saj hapjen e tenderit, ku shprehën interes 31 kompani që paraqitën dokumentacionin e tyre tekniko-ligjor për miratim. Fondi për ndërtimin e bypass-it të Fierit është 75 milionë euro, përfshirë TVSH-në, dhe do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Europiane e Investimeve. Bypass-i do të jetë i gjatë 22 kilometra, me katër korsi dhe punimet për ndërtimin e tij parashikohen të zgjasin plot 2 vjet.
Ofertat
Ofertat e paraqitura nga kompanitë para komisionit të vlerësimit rezultuan në shifra ekstremisht të kundërta, duke filluar nga niveli 39.6 milionë euro, që ishte oferta më e ulët për të ndërtuar bypass-in e Fierit, në 118 milionë euro, që ishte oferta më e lartë, madje më e lartë se sa vlerësohet të jetë fondi limit. Përgjithësisht kompanitë që kanë bërë oferta janë të njohura për Shqipërinë, pasi kanë zbatuar edhe projekte të tjera në vendin tonë. Bie në sy “Aktor”, kompania që përfundoi tunelin në rrugën Tiranë-Elbasan, që mbetet ofertuesi me çmimin më të lartë brenda fondit të parashikuar, me një ofertë 69 milionë euro. Të tjera kompani janë “Copti”, “Shtrabag”, “Todini”, të cilat të gjitha kanë marrë pjesë më herët në tenderë të ndryshëm për projekte në vendin tonë.
Përzgjedhja
Pas kalimit të dy fazave të para, që ishin paraqitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tashmë hapja e ofertave, përzgjedhja është një procedurë që duket se do të zgjasë. Nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave, sikurse bën me dije Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, po hartohet një raport që do t’u paraqitet bankave financuese për aprovimin final. Në momentin që këto banka do të japin miratimin për raportin, atëherë do të procedohet edhe me zgjedhjen. Ministria e Transporteve, në një njoftim të sajin për mediat, vlerëson se bypass-i Fierit është një projekt shumë i rëndësishëm, pasi lidh dy autostradat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, autostradën Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë. Tenderi për bypass-in e Fierit po u nënshtrohet rregullave të prokurimit të BERZH-it, të cilat janë vendosur në maj të vitit 2009.

Kompanitë dhe ofertat
Serenisima 39 milionë e 698 mijë euro
Copri 48 milionë e 452 mijë euro
Impresa 48 milionë e 706 mijë euro
Todini 49 milionë e 065 mijë euro
Grandilavori 49 milionë e 434 mijë euro
Societaitaliana 52 milionë e 939 mijë euro
Mapa 58 milionë e 930 mijë euro
Eko 60 milionë e 681 mijë euro
Shtrabag 66 milionë e 644 mijë euro
Actor 69 milionë e 743 mijë euro
Onur 118 milionë e 571 mijë euro

Nga 23 kompani që kaluan fazën e parë, vetëm 11 prej tyre kanë paraqitur oferta ekonomike për ndërtimin e bypass-it të Fierit. Në muajin prill, BERZH njoftoi në faqen e saj hapjen e tenderit, ku shprehën interes 31 kompani që paraqitën dokumentacionin e tyre tekniko-ligjor për miratim. Fondi për ndërtimin e bypass-it të Fierit është 75 milionë euro, përfshirë TVSH-në, dhe do të financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Banka Europiane e Investimeve. Bypass-i do të jetë i gjatë 22 kilometra, me katër korsi dhe punimet për ndërtimin e tij parashikohen të zgjasin plot 2 vjet.
Ofertat
Ofertat e paraqitura nga kompanitë para komisionit të vlerësimit rezultuan në shifra ekstremisht të kundërta, duke filluar nga niveli 39.6 milionë euro, që ishte oferta më e ulët për të ndërtuar bypass-in e Fierit, në 118 milionë euro, që ishte oferta më e lartë, madje më e lartë se sa vlerësohet të jetë fondi limit. Përgjithësisht kompanitë që kanë bërë oferta janë të njohura për Shqipërinë, pasi kanë zbatuar edhe projekte të tjera në vendin tonë. Bie në sy “Aktor”, kompania që përfundoi tunelin në rrugën Tiranë-Elbasan, që mbetet ofertuesi me çmimin më të lartë brenda fondit të parashikuar, me një ofertë 69 milionë euro. Të tjera kompani janë “Copti”, “Shtrabag”, “Todini”, të cilat të gjitha kanë marrë pjesë më herët në tenderë të ndryshëm për projekte në vendin tonë.
Përzgjedhja
Pas kalimit të dy fazave të para, që ishin paraqitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe tashmë hapja e ofertave, përzgjedhja është një procedurë që duket se do të zgjasë. Nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave, sikurse bën me dije Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, po hartohet një raport që do t’u paraqitet bankave financuese për aprovimin final. Në momentin që këto banka do të japin miratimin për raportin, atëherë do të procedohet edhe me zgjedhjen. Ministria e Transporteve, në një njoftim të sajin për mediat, vlerëson se bypass-i Fierit është një projekt shumë i rëndësishëm, pasi lidh dy autostradat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, autostradën Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë. Tenderi për bypass-in e Fierit po u nënshtrohet rregullave të prokurimit të BERZH-it, të cilat janë vendosur në maj të vitit 2009.
© Panorama.al

Te lidhura