Ndërron jetë deputeti i PD-së, Gëzim Dibra

Aug 12, 2011 | 13:23

Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Gëzim Dibra është ndarë sot nga jeta, në moshën 55-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë. Dibra ishte zgjedhur deputet në këtë qark në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009.

Gezim Dibra rrjedh nga një familje me tradita të vjetra në fushën e aktivitetit privat. Ndër biznesmenët e parë në zonën e Shkodrës në fillimet e viteve ’90, dhe sot me biznesin më të fuqishëm në këtë zonë. Shumë i suksesshëm në krijimin e aktiviteteve private të reja. Mbështetës i vazhdueshëm i politikave të P.D. për zhvillimin e biznesit dhe në veçanti për krijimin e vendeve të reja të punës.

© Panorama.al

Te lidhura