Ndërron jetë ambasadorja çeke në Tiranë

Aug 24, 2011 | 11:04

TIRANË- Ka ndërruar jetë ne moshen 55 vjeçare ambasadorja çeke në vendin tonë, Marketa Fialkova.

Lajmi bëhet me dije nga policia, e cila njofton se ambasadorja është gjetur pa jetë në rezidencën e saj pas mesnate dhe shkaqet e vdekjes së saj janë vlerësuar si natyrale.

Ajo jetonte në Tiranë dhe Pragë ka qenë e divorcuar dhe pa fëmijë dhe ishte ambasadorje e Cekisë në vendin tonë që prej shtatorit të vitit 2007.

Fialkova lindi ne 27 Mars 1956 ne Prage dhe aktiviteti i saj ne fushen e diplomacise nisi qe nga viti 1990, ku ajo ka sherbyer si diplomate në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme.

Veprimtaria

Mars, 1977
Nënshkruan Kartën 77 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me influencë të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki)

1977 – 1989
I privohet e drejta për të kryer studimet dhe për të filluar një karrierë profesionale të rregullt për arsye politike, duke mundur të punësohet vetëm në punë të zakonshme: punon si kopshtare në Kopshtin Botanik në Pragë, asistente në një librari si dhe në shërbimin teknik të disa spitaleve të ndryshëm. Merr pjesë në aktivitetet e Solidaritetit Çeko-polak dhe të Iniciativës së Mbrojtjes Sociale. Vëzhgon me vëmendje gjygjet politike me desidentët dhe shkruan raporte rreth tyre për Komitetin e Mbrojtjes së Persekutuarve Padrejtësisht. Arrestohet shkurt disa herë.

Shkurt 1990 – deri sot
Diplomate në Ministrinë Çeke të Punëve të Jashtme (1990-92 MPJ Çekosllovake)

Prill 1990 – Mars 1994
Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Poloni (dekoruar nga Presidenti i Republikës Polake Lech Walesa për kontributin e saj në lidhje me marëdhëniet midis Polonisë dhe Republikës Çeke me Kryqin e Kalorëses së Nderit të Republikës së Polonisë)

Prill 1994 – Janar 1995
Punon në Departamentin e Analizave dhe të Politikës Planifikuese të Ministrisë të Punëve të Jashtme në Pragë

Shkurt 1995 – Shkurt 1997
Sekretarja Personale e Z. Václav Havel, President i Republikës Çeke

Shkurt 1997 – Shtator 2007
Diplomate Eprore në Departamentin e Analizave dhe të Politikës Planifikuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Pragë

nga Shtatori 2007
Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë
AKTIVITETE TË TJERA PROFESIONALE

1997 – 1999
Këshilltare e Komitetit për Marëdhëniet midis Shtetit dhe Këshillit të Konferencës Çeke të Bishopëve të Kishës Katolike

1997 – 1999
Anëtare e Lidhjes së Komitetit Qeveritar për Institutet e Riedukimit

Midis 1995 dhe 2006
Vëzhguese e OSBE-së për zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, FYROM / Maqedoni dhe në Malin e Zi
SHKOLLIMI

2002 – 2007
Studion për Drejtësi në Universitetin e Çekisë Perëndimore, Fakulteti i Drejtësisë në Plzeň

Mars 2007
Diplomohet në Departamentin e Drejtësisë Ndërkombëtare duke mbrojtur tezën Shpërbërja e Republikës Federale të Jugosllavisë, Lidhja midis Drejtësisë Ndërkombëtare dhe asaj Kushtetuese

 

© Panorama.al

Te lidhura