“Ndërpreja e dialogut nga Serbia solli dhunën”

Jul 28, 2011 | 18:13

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek tha sot se ndërprerja e dialogut nga pala serbe solli përshkallëzim të dhunës e deri vdekjen e një personi.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Lunacek shpreht se palët duhet të tregohen të parmbajtura ndaj dhunës. Masat e qeverisë kosovare për vendosjen e rendit dhe ligjit në mbarë territorin e Kosovës janë të kuptueshme, thotë për ajo për DW.

“Është për të ardhur keq, që për shkak të ndërprerjes së dialogut nga pala serbe, erdhi deri tek shkallëzimi i dhunës dhe madje vdekja e një personi”- thotë Lunacek.

Sipas saj, të dyja palët duhet të kthehen menjëherë në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me mjete politike dhe jo me dhunë.

“Krahas përgjegjësisë së qeverive në Prishtinë dhe Beograd, këtu ekziston edhe një përgjegjësi evropiane. Evropia duhet ta bëjë të qartë se angazhohet për dialog dhe duhet t’i thotë qartë Beogradit se dialogu duhet të sjellë rezultate konkrete. Beogradi duhet ta dijë që raportet me Kosovën duhet të përmirësohen, para se të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.”-shprehet Lunacek në intervistën për DW.

Gjatë intervistës, lunacek shprehet se është në anën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se gjithashtu mbështet kërkesat që Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por vetëm me kusht që më parë të përmirësojë raportet me Kosovën.

“Tregtia dhe raportet ekonomike me vendet fqinje janë një prej kushteve elementare për afrimin me BE-në.”- thotë ajo.

© Panorama.al

Te lidhura