‘Ndërmjetësuesit e licencuar, zgjidhje për vonesat’

Jun 19, 2012 | 11:04
Eduard Halimi

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Eduart Halimi ka prezantuar sot ekipin e ri te ndermjetesuesve te licencuar, si alternativa e re për shqyrtimin e konflikteve mes palëve jashtë dyerve të gjykatave.

ne nje konference per shtyp, Halimi theksoi se 71 te licencuarit e pare do te jen ndihme per t’i dhene shtytje çështjeve jashtëgjyqësore dhe duke i drejtuar qytetarët edhe në zgjidhje alternative.

“Ky është një model të ri i drejtësisë, 71 ndërmjetësit e rinj të licensuar do të kenë në në dorë çelsin e kësaj reforme. Ky nuk është çelsi i artë për të zgjidhur problemet në drejtësi pasi reforma në drejtësi është komplekse dhe e vështirë por ne po ecim përpara ashtu siç i kemi premtuar edhe qytetarëve” – tha ministri.

Sipas tij, kjo është një mundësi e artë për t`i dhënë fund konflikteve dhe për të eleminuar kalvarin e gjatë për qytetarët që të enden nëpër dyert e gjykatave .

© Panorama.al

Te lidhura