Ndërkombëtarët injorojnë censusin e INSTAT për numrin e popullsisë

Sep 3, 2012 | 10:50

Punonjes te INSTAT gjate fushates se Censusit ne 2011

Faqet e Bankës Botërore, BERZH-it dhe CIA-s: Popullsia e Shqipërisë, 3.2 milionë banorë.

INSTAT deklaroi 2.8 milionë banorë, por kjo s’është marrë parasysh.

Censusin që INSTAT zhvilloi në vitin 2011, ku popullsia e Shqipërisë rezultoi 2.8 milionë banorë, duket se kanë vendosur ta “injorojnë” ndërkombëtarët. Një pjesë e mirë e institucioneve të huaja vazhdojnë t’i referohen shifrës 3.2 milionë, kur vjen puna te paraqitja e fakteve mbi vendin tonë. Shifra e prodhuar pothuajse një dekadë më parë vijon të qarkullojë zyrtarisht në gjithë faqet e këtyre institucioneve, por ironia e gjithçkaje qëndron në faktin që rifreskimet me informacion të uebsjateve janë bërë ditët e fundit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura