Ndërhyrje për lirimin e të dënuarit, 3 në hetim

Feb 6, 2012 | 10:35

Procedim penal ndaj tre personave ne Fier, nen akuzen e ndërhyrjes pranë Gjykatës së Lartë për ndryshimin e një vendimi gjyqësor.

Sipas Prokurorise se Përgjithshme shtetasit e akuzuar jana Agron Lumeshi, Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj. Mbi ta rendon akuza e “Ushtrimit dhe Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që ushtrojnë Funksione Publike”.

Nga hetimet paraprake mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur ushtruar presion ndaj funksionarëve kanë favorizuar lirimin nga burgu të shtetasit Vilson Mellaraj, i cili akuzohej se në vitin 1999 në Athinë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Dorjan Sula dhe ka plagosur shtetasin Sravri Lalo.

Mellaraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Durrës të cilin e kishte shpallur fajtor, ndërkohë që ky shtetas kishte kërkuar recurs në Gjykatën e Lartë. Nga veprimet hetimore, ka rezualtuar se shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, intersoheshin te të njohurit e tyre për të mbledhur shuma të konsiderueshme të hollash, të cilat duhet ti paguanin per të zgjidhur cështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë. Personi që premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte Agron Lumeshi, i cili është i afërm i kryesuesit të trupit gjykues.

Sipas Prokurorise, Gjykata e Lartë më 11 maj të 2011 vendosi lënien në fuqi të vendimive të mëparshme për të dënuarin Vilson Mellaraj, por nga përgjmet telefonike rezulton se të pandehurit ishin vënë në dijeni të vendimit gjyqësor një ditë para shpalljes së tij dhe njëkohësisht ishin në dijeni të faktit që të gjithë personat e përshirë ishin nën përgjim, ndaj për këtë arsye nuk ishte realizaur ndryshimi i vendimit.

© Panorama.al

Te lidhura