Ndërhyn të mbrojë djalin, vritet i moshuari

Jul 25, 2011 | 9:29

KORCE- Nderhyn per te mbrojtur te birin, por perfundon i vdekur pasi qellohet me sende te forta nga tre te rinj. Ngjarja ka ndodhur ne Pojan te Korces dhe sipas policise viktime ka mbetur Ali Zeneli, 75 vjecar.

Sipas te dhenave te para te policise, ai eshte qelluar pre vdekje nga tre te rinj qe po ziheshin me te birin. “I biri i Zenelit, Petriti është grindur për motive të dobëta me 3 të rinjtë, Mariel, Eduard dhe Bledar Demiri”- thone burimet e policise.

Në keto kushte babai ka nderhyre te ndihmoje djalin, por eshte perballur me sulmin e te rinjve. Vdekja e tij ka qene e menjehershme. Policia, qe mberriti ne vendin e ngjarjes ka arrestuar agresoret dhe djalin e viktimes dhe po heton per zbardhjen e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura