Deputeti grek Thodoros Pangalos u ndaj nga jeta dy ditë më parë në moshën 84-vjeçare.
Mediat greke bëjnë familja e Pangalos ka kërkuar që trupi i tij të digjet, gjatë ceremonisë mortore.
Sakaq u është kërkuar familjarëve dhe miqve të tij që mos të sjellin lule e kurora por t’i bashkohen ceremonisë.
Jeta e Theodoros Pangalos
Theodoros Pangalos (Në Greqisht: Θεόδωρος Πάγκαλος, lindi në 17 Gusht të vitit 1938) është një politikan Grek dhe një anëtar kryesor udhëheqës i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK). Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Greqisë, përgjegjës për koordinimin e Këshillit të Qeverisë për Punët e jashtme dhe ato të Mbrojtjes (KYSEA) dhe Komitetit të ri të Politikave Ekonomike dhe Sociale nga viti 2009, deri në vitin 2012. Ai u bë anëtar i Partisë Komuniste të Greqisë, duke u rritur në Komitetin Qendror, përpara se t’i bashkohej përfundimisht partisë socialiste PASOK gjatë Metapolitefsi-t. Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar parlamenti në vitin 1981 në zgjedhjet e përgjithshme me partinë PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që atëherë. Monumenti në kampusin MCAST në Mosta të Maltës u inaugurua në vitin 1997 nga Pangalos, ndërkohë që ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme.
Në vitin 1996 ai u emërua si Ministër i Punëve të Jashtme dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999 kur dha dorëheqjen, si pasojë e skandalit në të cilin u përfshi lideri kombëtar Kurd Abdullah Öcalan: i ndihmuar prej anëtarëve individualë të agjencive të inteligjencës Greke Öcalan hyri në Greqi ilegalisht e më pas u dëbua për në Kenia, ku u kap prej agjentëve Turq, pasi u largua nga ambasada Greke e Nairobit.
Postet e rëndësishme ministrore
Deputet për disa vite nga viti 1981 deri në vitin 2012, Pangalos ishte një nga drejtuesit më të shquar të PASOK-ut , ndërkohë që shërbeu në poste të rëndësishme ministrore:
Në vitin 1982 emërohet zëvendësministër i Tregtisë
Në vitin 1984 emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Në vitin 1985 emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Në vitin 1993 ai u riemërohet në të njëjtën detyrë
Në vitin 1994 emërohet Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit
Në vitin 1996 dhe për 3 vite ishte Ministër i Jashtëm, ku nga ai post menaxhoi çështjen Oçalan
Në vitin 2000 emërohet ministër i Kulturës
Në vitin 2009 u emërua zëvendëskryeministër
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al