Ndarja nga jeta e Baba Hekuran Nikollarit, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Do kujtohet gjithmonë si mbrojtës i identitetit kombëtar

Feb 4, 2025 | 11:01
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit, Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan.

begaj baba hekurani

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.

Kreu i shtetit shprehet se ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare.

“I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit”, shkruan presidenti.

Reagimi i Begajt

Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë.

Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat.

Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit.

Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit.

Burime nga policia thonë se dyshohet që Baba Hekuran Nikollari ka pësuar arrest kardiak. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar edhe nga Teqeja e Baba Aliut në Përmet, ku shkruhet se: “Baba Hekuran Nikollari është dritë që nuk do të shuhet kurrë”.

Ndërkohë, është njoftuar se homazhet do të zhvillohen në Teqenë e Baba Aliut në Alipostivan, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet më 6 Shkurt.

“Baba Hekuran Nikollari – Dritë që nuk do të shuhet kurrë Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakoheshme nga jeta të njeriut të shenjtëruar, Baba Hekuran Nikollari.

Homazhet do të mbahen në Teqenë e Baba Aliut, Alipostivan, Përmet, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet më 6 Shkurt, ora 12:00″, njofton Teqeja e Baba Aliut në Përmet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura