Ndahet nga jetë Rexhep Meta, babai i kreut të PL-së, Ilir Meta! Ish-Presidenti merr leje nga burgu për ceremoninë mortore

Jun 1, 2026 | 12:29

Rexhep Meta, babai i Ilir Metës është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur, Monika Kryemadhi gjatë hyrjes në SPAK, ku ajo u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

rexhep ilir meta

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh”, dëgjohet ti thotë Kryemadhi gazetarëve.

Ndërkohë nga Drejtoria e Burgjeve, konfirmojnë gjithashtu se Meta do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes së të atit për në banesën e fundit.

Sipas të njëjtave burime, ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.

© Panorama.al

Te lidhura