Ndahet nga jeta regjisori i njohur Paulin Shkjezi, djali i aktorit të madh

Nov 15, 2023 | 11:56

Është ndarë nga jeta Paulin Shkjezi, regjisori i njohur i Radio Televizionit Shqiptar.

401689324_666126525704559_983706211446999094_n

Regjistroi është djali i aktorit të madh Ndrek Shkjezi.

Paulin Shkjezi ishte regjisor i RTVSH në të cilin punoi për më shumë se 25 vjet ku janë realizuar emisione nën regjinë e tij.

Ndarja e tij nga jeta erdhi për shkak të problemeve shëndetësore, gjithnjë e në përkeqësim.

Shkjezi la gjurmët e tij kudo që shkoi, por spikati dhe u bë i njohur që kur ishte gjimnazist me të paharruarën “Matura ’72”.

Miq të regjisorit kanë shprehur përmes postimeve në rrjete sociale mesazhe ngushëllimi për bashkëshorten e tij Monda dhe familjarët.

© Panorama.al

Te lidhura