Ndahet nga jeta Gjergji Sujoti, këngëtari i dhjetëra roleve në Teatrin e Opera dhe Baletit

Mar 22, 2024 | 22:16
SHPËRNDAJE

Këngëtari i dhjetëra roleve në Teatrin e Operas dhe Baletit, Gjergj Sujoti është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi”.

gjergji sujoti

Sujoti ka qenë këngëtar i Korit Lirat dhe ansamblit “Skenderbeu” të serenatave korçare.

Po ashtu ai ka qenë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar me Ansamblin Popullor duke zhvilluar disa koncerte në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Greqi, Turqi, Itali etj.

Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë.

Në vitin 1999 kthehet atje ku e filloi në “Spektaklin e serenatës” në qytetin e Korçës me një këngë të kantautorit Avni Mula. Kënga “Serenata Korçare, mandolinë e kitarë” e kantautorit Avni Mula u interpretua nga të dy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura