Ndahet nga jeta “Mbretëresha e Diskos”, Donna Summer

May 17, 2012 | 18:39

Këngëtarja e hitit “Hot Stuff” Donna Summer është ndarë nga jetë mëngjesin e sotëm pas një beteje me kancerin, në moshën 63- vjeçare. Ylli, e njohur si “Mbretëresha e Diskos”, ndërroi jetë në Florida sipas portalit TMZ.

Burimet thonë se ajo kishte tentuar ta mbante larg nga fansat shkallën e sëmundjes së saj, ndërsa kohët e fundit ishte në përpjekje për të përfunduar albumin e saj të fundit.

Summers, emri i vërtetë i së cilës është LaDonna Gaines, është shumë e njohur për hitet e saj në vitet 70, përfshirë I Feel Love, Last Dance dhe Bad Girls.

Ajo ishte pesë herë fituese  e çmimeve Grammy Award dhe artistja  e para që me tre albume të njëpasnjëshme (double CD) është renditur e para në klasifikimin amerikan Billboard.

Summers ka qenë e martuar me aktorin Helmuth Sommer  në vitin 1973, pak para se të sille në jetë vajzën Mimi. Edhe pse martesa u prish në vitin 1975 ajo mbajti një mbiemër pak të ndryshuar nga i bashkëshortit për ta ruajtur atë si emrin e saj skenik.

Më vonë, këngëtarja është martuar me muzikantin Bruce Sudano në vitin 1980. Çifti solli në jetë dy vajza, Brooklyn, e lindur në vitin 1981 dhe Amanda një vit më vonë.

© Panorama.al

Te lidhura