
Hetimi, Policia e Burrelit duhet të njoftonte një të afërm gjatë pyetjes, pasi vajza është 18-vjeçare.
“Shkova me dëshirë me Fiqiriun”. Ekspertiza: Firma është e saj.
Policia e Burrelit del formalisht në rregull me rastin e Nazime Vishës, konkretisht me tërheqjen e denoncimit të bërë nga babai i saj ndaj Fiqiri Muçës për “rrëmbim personi” në datën 23 maj 2012. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, por edhe Pro-kuroria e Tiranës, kanë verifikuar praktikën e ndjekur nga Policia e Burrelit, pasi Nazime Visha e vrau rrëmbyesin e saj Fiqiri Muçën me shtatë plumba më 13 gusht 2012. SHKB e Ministrisë së Brendshme ka hetuar për rregullsinë e veprimeve të Policisë së Burrelit pas dyshimeve se efektivat atje kishin marrë përfitime nga Fiqiri Muça dhe kishin trysnuar Nazime Vishën për të tërhequr padinë për rrëmbim personi pas largimit të saj nga banesa për 11 ditë. Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Tiranës, e cila ka ngritur akuzë për vrasje ndaj 18-vjeçares, ka kaluar në duar praktikën e Policisë së Burrelit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











