
Prokuroria: Ekzekutorja e Muçës, e pasinqertë. I ndryshoi 3 herë thëniet. Enigmë ndryshimi i qëndrimit të saj.
Vrasja, mesazhet provë ndaj Nazimes.
Tiranë, Gjykata: Burg pa afat të akuzuarës për vrasjen e të dashurit.
Gjykata e Tiranës rivlerësoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nazime Vishën, 18-vjeçaren e akuzuar për vrasjen me dashje të Fiqiri Muçës, nga i cili ajo pretendon se është përdhunuar katër vjet me radhë. Në përfundim të afatit 30-ditor të “arrestit më burg” të caktuar ndaj saj më 16 gusht, dje Gjykata vendosi lënien e vajzës në burg pa afat. Sipas Prokurorisë, lidhja intime mes Nazime Vishës dhe Fiqiri Muçës ishte e vazhdueshme, intensive dhe solide, referuar kjo mesazheve të shkëmbyera. Para gjyqtarit Neritan Cena, përfaqësuesi i Prokurorisë, Blerim Tominaj, u shpreh se referuar provave të mbledhura, në asnjë rast nuk rezultonte që të kishte pasur kontradikta apo acarime mes Vishës dhe Muçës.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











