TRIPOLI- Pas bombardimeve ne rezidencen e Gadafit, NATO ka deklaruar se është vetëm çështje kohe para se regjimi i udhëheqësit libian Muhamer Gadafit të pushtohet nga kryengritësit në Tripoli.
“Le të jetë e qartë këtu: pavarësisht zhurmës që mund të bëhet në Tripoli, regjimi i Gadafit ka kaluar pikën e kthesës dhe është duke shkuar poshtë. Kështu që për ne, kjo është çështje e kohës(se kur do të ndodhë)”, tha zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoie.
Lavoie tha gjithashtu se NATO nuk e di se ku është Gadafi. Deklaratat e NATO-s vijnë pasi kryengritësit thanë se ata janë duke përparuar në kompleksin e fortifikuar të Muhamer Gadafit, në Tripoli, ku disa kryengritës besojnë se Gadafi është duke u fshehur.
Nderkohe, ne oret e paradites, zyrtarët e NATO-s kishin deklaruar se kryeqytetit i Libisë, Tripoli, është në duart e forcave kryengritëse, pavarësisht raporteve të përziera që vijnë nga qyteti.
Zëdhënësi i NATO-s, koloneli Roland Lavoie, tha sot në një intervistë për “BBC”, se është e drejtë të thuhet se Tripoli është thjesht i dominuar nga forcat kundër Gadafit.
Kjo deklaratë vjen pasi rebelët thanë se janë duke avancuar në Tripoli dy ditë më parë. Por, forcat qeveritare pohojnë se janë duke fituar betejën kundër kryengritësve.
Një shenjë konfuzioni në qytet e ka bërë Saif al-Islam, i biri i Gadafit, i cili ishte raportuar se ishte kapur nga rebelët, po ai është rishfaqur i lirë sot në Tripoli.
© Panorama.al











