NATO-ja është duke ndihmuar në kërkimin e Muamar Gadafit, ndersa kryengritësit po përpiqen të forcojnë kontrollin në Tripoli dhe në pjesën tjetër të Libisë.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Foks, tha se Aleanca është duke kontribuar me inteligjencë dhe pajisje zbulimi për kapjen e udhëheqësit libian, i cili është zhdukur qysh të martën, kur rebelët i mësynë kompleksit të tij në Tripoli.
Një ditë më parë, kryengritësit kanë shpallur një shpërblim prej më shumë se 1 milion dollarësh dhe amnisti për të gjithë ata që e kapin apo e vrasin Gadafin.
Ndërkohë luftimet mes rebelëve dhe mbështetësve të Gadafit vazhdojnë në Tripoli dhe qytete të tjera.
© Panorama.al











