NATO: Pika 1 dhe 31, zona të kufizuara ushtarake

Jul 28, 2011 | 20:37

NATO i ka shpallur zona të kufizuara ushtarake dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak ndërsa ka tërhequr vëmendjen se do të përdorë armë vdekjeprurëse në rast sulmi.

Këto masa vijnë një ditë pasi një grup serbësh dogjën pikën kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, dhe sulmuan me armë zjarri trupat e NATO-s.

“Unë nuk mund të përjashtoj një përpjekje tjetër, por të dyja portat janë deklaruar zona të kufizuara ushtarake dhe rregullat janë shumë të qarta”, ka thënë në një intervistë për agjencinë Reuters komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler.

“Ushtarët mund të përdorin armë vdekjeprurëse për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit, për të mbrojtur pronën, zonën e kufizuar ushtarake. Asnjëri që nuk është i autorizuar të punojë ose të kalojë portat, nuk duhet të jetë afër portave”, ka thënë Byhler. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura