Natë e qetë në veri, barrikadat nuk hiqen

Aug 6, 2011 | 11:07

Një ditë pasi u lajmërua marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, e pranuar edhe nga Beogradi, serbët në veri të Kosovës e kanë kaluar natën në barrikada në Rudare, Zupç dhe Leposaviq, duke mos pranuar të heqin barrikadat në rrugët që çojnë drejt kalimeve kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Gjatë natës nuk ka pasur incidente, por është rritur paqartësia se çfarë do të sjellin ditët e ardhshme pasi serbët e Kosovës janë të pakënaqur me marrëveshjen e arritur ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe KFOR-it.

Pas takimit të sotëm të të ashtuquajturit Këshill i Komunave Serbe të Veriut, i cili do të mbahet pasdite në Zveçan, do të mesohet nëse serbët e veriut do të pranojnë marrëveshjen në fjalë.

Marrëveshja parasheh largimin e të gjitha barrikadave dhe lejimin e qarkullimit të lirë në gjithë veriun e Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura