Nata e tretë radhazi e protestave në Gjeorgji, mijëra pro-evropianë në rrugët e Tbilisit

Nov 30, 2024 | 22:15
SHPËRNDAJE

Gjeorgjia ka qenë në një periudhë trazirash politike që nga fitorja e diskutueshme e Ëndrrës Gjeorgjiane në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fund të tetorit, megjithëse opozita properëndimore dhe presidenti Zourabisvili kanë pretenduar parregullsi.

skynews-georgia-tbilisi_6762536

Opozita po bojkoton parlamentin e ri dhe ka pasur demonstrata të njëpasnjëshme, të cilat nuk kanë mundur ta bëjnë qeverinë të tërhiqet.

Sot, për natën e tretë radhazi të demonstratave, mijëra demonstrues pro-evropianë dolën në rrugët e Tbilisi.

Rrugët në qendër të kryeqytetit, pranë Parlamentit, u mbushën me protestues, disa që mbanin flamuj të BE-së dhe Gjeorgjisë, thanë gazetarët e AFP.

Ëndrra Gjeorgjiane dhe qeveria e saj akuzohen nga kundërshtarët politikë se e largojnë ish-republikën sovjetike nga anëtarësimi në BE dhe në vend të kësaj kërkojnë një afrim me Moskën.

Megjithatë, shumë gjeorgjianë e shohin Rusinë, e cila pushtoi Gjeorgjinë në vitin 2008, si një kërcënim për vendin e tyre.

Gjeorgjisë iu dha statusi i kandidatit në dhjetor 2023, por Brukseli më pas e ngriu procesin, duke akuzuar qeverinë për një pengesë serioze ndaj demokracisë. Qeveria gjeorgjiane, nga ana e saj, njoftoi dje se do të shtyjë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2028.

Në përgjigje të këtij vendimi, mijëra gjeorgjianë pro-evropianë dolën në rrugë për të demonstruar me policinë që godiste dhe arrestonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura