Nard Bombaj rikthehet në TV me një sitcom për adoleshentë

Sep 9, 2012 | 11:51

Më shumë se një vit më parë, emri i tij u lakua për një skandal, që kishte protagoniste një adoleshente. Ndoshta ka shërbyer kjo histori  për të më mos e larguar Bombajn nga kjo moshë, dhe për të sjellë anën e fshehtë të tyre nëpërmjet një sitcomi me shumë seri, që do të nisë të transmetohet në paketën “Tring” në “Vizion Plus” në fund të shtatorit. Protagonistë do të jenë dhe adoleshentët e qendrës së tij “Sirea Film”, në këtë shfaqje të re, pjesë e së cilët do të jenë dhe personazhe të njohur VIP. Projekti është konceptuar si një serial i vërtetë filmi, ku për herë të parë protagonistë janë adoleshentët shqiptarë, që nëpërmjet këtij subjekti do të sjellin realitete nga Shqipëria. Është menduar që të vijë si një format me shumë seri dhe me një ide të qartë që, ndërkohë kur televizionet janë mbushur me patenta të huaja në këtë gjini, “Sirea Film” të sjellë një targë shqiptare, origjinale, që quhet “TR  Junior Club” (“Fresk fare”) dhe ku vetë adoleshentët parodizojnë jetën e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura