Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 150-vjetorit të Bashkimit të Italisë dhe të formimit të shtetit italian.
Topi i shoqëruar dhe nga bashkëshortja,Teuta Topi dhe një delegacion zyrtar janë ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni nga Presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano.
Në festimet madhështore që do zhvillohen në kryeqytetin e vendit fqinj, Romës, më 2 qershor, në Ditën e Festës Kombëtare të Republikës Italiane, janë të ftuar krerë shtetesh e drejtues qeverish të mjaft vendeve të Evropës dhe të mbarë botës, të cilët do të ndjekin nga afër festimet zyrtare që simbolikisht do të shprehin mesazhet e rëndësishme të unitetit kombëtar e të përparimit të shtetit italian.











