Nano: Takimi Rama- Meta, vlerë për politikën

May 8, 2012 | 14:40

TIRANE- Kandidati i vetëshpallur për president, Fato Nano e vlerësoi një vlerë të shtuar takimin me kreun e PR-së, Fatmir Mediu, dhe po ashtu edhe takimin e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Lidhur me këtë të fundit, Nano tha; “Dua ta përshëndes këtë fakt që filluan takimet mes krerëve të politikës, dhe më në fund të gjithë janë të përfshirë në trasenë e duhur që i shërben vendit.”

Nano tha se po i afrohet takimit edhe me kryeministrin Berisha, për të cilin tha se ka një rol specifik në krijimin e një konsensusi që meriton zgjedhja e kreut të shtetit.

Lidhur me takimin e tij me Mediun, Nano e falënderoi atë për vlerësimet që ka bërë për figurën e tij, ndërsa tha se takimi “është një vlerë e shtuar në procesin publik të konsultimeve”

© Panorama.al

Te lidhura