Nano kundër Ristanit: Berisha, model i 90-ës

Jul 3, 2012 | 18:53
Fatos Nano

TIRANE- Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve ka inkurajuar edhe njëherë partitë politike që të tejkalojnë pozicionet e tyre të ngurta dhe të gjejnë mendjehaptësinë dhe urtësinë për të vendosur interesat kombëtarë si parësore.

Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve kritikon ashpër kryeministrin Sali Berisha dhe qëndrimin e tij kundrejt kreut të KQZ-së, Arben Ristani.

“Qëndrimi i Kryeministrit Sali Berisha në mbështetje të Kryetarit të KQZ-së Arben Ristani është as me pak e as me shume por vazhdimesia kokeforte dhe driteshkurter e mendesise dhe udhetimit politik aventuresk, qe ngushton demokracine, privatizon dhe partiakizon institucionet, si edhe demton e pengon integrimin. Sali Berisha po deshmon me kembengulje se eshte i paafte te ndertoje nje shoqeri te lire, te drejte, demokratike dhe te denje per te merituar integrimin. Sali Berisha punon veç per partine e tij dhe  per betejen e ardhshme elektorale, duke keqperdorur dhe akaparuar shtetin, e njekohesisht  duke cenuar e demtuar zhvillimin e vendit dhe integrimin europian. Sali Berisha po deshton me vullnet te lire qe te jete nje shtetar, duke u konfirmuar dhe afirmuar ne çdo akt, vendim e veprim si nje partiak i modelit te lene pas ne vitin 1990.”- thuhet në deklaratë.

Sipas lëvizjes së Nanos, Arben Ristani është modeli dhe fryma e privatizmit dhe partiakizimit  te institucioneve te shtetit shqiptar, dhe si i tille ai nuk mund te jete me pjese e vazhdimesise, kur ne loje eshte reformimi europian i vendit, duke shtuar se, avokatia qe Sali Berisha i ben Arben Ristanit eshte provokative dhe e patolerueshme, dhe nje atentat i rende qe i behet nevojes per mirebesim dhe mundesive per bashkepunim  me Opoziten shqiptare.

“Me avokatine qe i ben Arben Ristanit dhe me Flamurin e Partise Demokratike qe nga sot do te filloje te valevitet ne zyren e Ministrit te Brendshem, Sali Berisha veterrefehet i orientuar drejt udhes qe rrezikon reformat, kercenon zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe ndeshkon shqiptaret me deshtimin e rradhes me mosmarrjen e Statusit Kandidat.”- thekson më tej deklarata.

Nderkohë,  Levizja Nano ka inkurajuar të gjithe faktoret dhe aktoret Opozitare qe te njehsojne qendrimin e tyre per reformen zgjedhore dhe axhenden europiane te Shqiperise, per te mos lejuar ne asnje rast që për faj te Kryeministrit deshtak dhe te pamerituar, Sali Berisha, Shqipëria të humbë sërish statusin në vjeshtë.

“Kur deshton Kryeministri dhe Qeverisja, pergjegjesite duhet t’i mare Opozita.
Bashkimi i te gjithe faktoreve dhe aktoreve Opozitare eshte parakushti i fitores se zgjedhjeve ne vitin 2013.”- thuhet ne deklaraten e Levizjes Nano.

© Panorama.al

Te lidhura