Naftëtari është ngjitur në Kategorinë e Parë pas tri viteve, teksa ka mundur dje në stadiumin “Besa” me rezultatin 2-1 në ndeshjen shtesë, Gramozin. Naftëtari duket se ka marrë hak ndaj Gramozit, ku katër javë para fundit të sezonit 2008-2009 kjo skuadër i mundte ata me rezultatin 2-0 në Ersekë, duke e zbritur matematikisht në të Dytën. Ndërsa në ndeshjen tjetër të “play off”-it, të luajtur në Peqin, Himara ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 në përballjen ndaj Sukthit, duke siguruar kështu qëndrimin në të Parën. Ka qenë një takim i dominuar nga skuadra e drejtuar nga vlonjati Liçaj, që ka bërë diferencën përballë modestëve të Sukthit. Të besuarit e Xhevahir Kapllanit, me gjithë dëshirën që shfaqën në fushën e lojës, nuk arritën që t’u bënin ballë himarjotëve, ndaj pësuan tre gola.
© Panorama.alVERDIKTET E “PLAY OFF”
Kategoria Superiore
Të premten
Kamza–Besa 0-2
Të shtunën
Tomori–Besëlidhja 0-0 (3-2 p)
Dje
Apolonia–Lushnja 3-0Kategoria e Parë
Dje
Gramozi–Naftëtari 1-2
Himara–Sukthi 3-0











