Nafta Virgin, Gjykata lë ne arrest shtëpie Elezin

Jul 4, 2011 | 15:10

TIRANE- Nje raport i Mjeksise Ligjore ka detyruar Gjykaten e Tiranës te ndryshoje masen e sigurise vendosur per biznesmenin Hajri Elezaj, akuzuar per skandalin e naftes “virgine”.

Sipas raportit, Elezaj rrezikon jeten nese vazhdon te qendroje ne burg per shkak te problemeve serioze qe ka me frymemarrjen.

Pas kesaj, Gjykata ka vendosur arrest shtepie, duke hequr vendimin e  meparshem,  arrest me burg ndaj tij.

Biznesmeni Elezaj është akuzuar nga Prokuroria për kontrabandë me naftën “virgine”, ndërsa skandali i saj, u denoncua nga ish-ministri i Energjetikës Prifti.

Pas hetimeve të prokurorisë rezultoi se përgjatë viteve 2007-2009 në kundërshtim me ligjin nafta “virgine” ishte shitur në tregun vendas edhe pse ishte produkt i destinuar për eksport.

© Panorama.al

Te lidhura